Friday, February 27, 2015

Post partum - Ayurveda massage

Pas lindjes - Masazh Ayurveda (sipas kulturës indiane).


Për të vizituar faqen tonë Zyrtare klikoni direkt: Bimë Mjekësore



Perëndimi i kushton vëmendjen maksimale periudhës prenatale - para lindjes.
Në fakt, pas lindjes vëmendja dhe kujdesi janë po aq të rëndësishme. Periudha pas lindjes duhet të jetë koha për një çlodhje dhe rigjenerim të thellë. Pas proçesit intensiv të lindjes nënat janë po aq delikate sa edhe bebet e porsalindura. Në mënyrë që ato t'i japin fëmijës maksimumin e tyre, duhet më parë të trajtojnë trupin, mendjen dhe shpirtin pas një lodhjeje të tillë. Nëse nënat e reja nuk kujdesen për veten ashtu si duhet, të gjithë këtë do e vuajnë bebet e dashura.
Është e rëndësishme të kuptohet që e gjithë ajo hapsirë boshe që ka mbetur pas lindjes së bebit, organet janë zhvendosur disi,  indet tërhiqen dhe muskujt sforcohen.

Një kujdes rigjenerimi është rrënjësor, si për nënën ashtu edhe për bebushin e shtrenjtë.

Çajrat e duhur.

Fenugreek - Fieno greco.
Çaji i përgatitur me fieno greco është shumë i tretshëm dhe shumë i mirë për nënat pas lindjes. Ai tonifikon dhe forcon trupin e për më tepër rregullon nivelin hormonal.

Receta:
1 lugë çaji me farat fieno greco
Ujë i nxhetë
Mjaltë

Një tjetër plus i këtij çaji është se shton qumështine gjirit dhe forcon sistemin e frymëmarrjes. Ky çaj është i mirë edhe për këdo që ka grumbullim uji në organizëm.

Gjumi dhe çlodhja.

Ju keni nevojë të flini nga pak herë pas here (gjumë me minuta të shkurtra). Nëse jeni në punë duhet ta ngadalësoni ritmin e jetës sociale dhe aktivietit. Tani keni nevojë të balanconi një mënyrë të re jetese por njëkohësisht keni nevojë të plotësoni nevojat tuaja psikologjike prandaj krijoni një balancë ndërmjet nevojave të bebit dhe nevojave tuaja.

Ushqimi.

Një dietë e pasur ditore është e detyrueshme. Femrat pas lindjes zakonisht përqëndohen në humbjen e peshës por kjo është shumë e gabuar dhe aspak natyrale. Mos nxitoni të humbisni peshë vetëm se doni të dëgjoni fjalë të tilla si 'Sa bukur dhe sa elegante dukesh' apo 'S'më besohet që sapo ke lindur'. Kjo është tepër egocentrike. Jepini rëndësi ushqimit sepse mungesat apo boshllëqet do të krijojnë ankth dhe depresion. Nga mungesa e suplementeve ushqimorë të rëndësishëm do të keni edhe probleme me pagjumësinë dhe letargjinë.

Trajtimet / Masazhet me vaj të ngrohtë.

Të paktën 40 ditë pas lindjes, masazhetme vaj të ngrohtë dhe bajnot aromatike duhet të jenë të pandara.
Mami dhe bebi, 40 ditë lidhje të ngushtë. Kjo do të krijojë gjendje emocionale e cila do të ndikojë në prodhimin e qumështit. Trajtimi për Rigjenerim dhe Rigjallërim do të krijojë një gjendje shumë pozitive edhe në forcimin e kockave të nënës dhe shëndetit në përgjithësi.
Masazh i përditshëm me vaj të ngrohtë Suzami është ushqyes i thellë për indet e trupit deri në nivel qelizor. Masazhi i lehtë do të ndihmojë që organet jetike dhe indet të rikthehen në gjendjen e mëparshme. Është shumë e rëndësishme që masazhi të bëhet çdo ditë pasi ka ndikim shumë qetësues dhe balancues. Një masazh i ngrohtë për bebin është gjithashtu i rëndësishëm. Një beb i shëndetshëm rritet duke i bërë masazh Ayurvedic çdo ditë, dhe qumësht gjiri të bollshëm. (Shënim: Lini 2 orë hapësirë ndërmjet ushqimi dhe masazhit për bebin).

Banjë e ngrohtë.

Pas masazhit, një banjë e ngrohtë duhet patjetër për mamin dhe bebin. Kjo do ta qetësojë shumë sistemin nevor dhe do të krijojë një lidhje më të ngushtë ndërmjet të dyve.

Vajrat më të mirë për të çlodhur dhe rigjeneruar trupin, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut si edhe për të çliruar stresin.


Vaji i Sinapit (ose ndryshe mustardës) - Zakonisht kjo është zgjedhja e parë për masazhet pa lindjes. Ky vaj krijon ''nxehje'' gjatë masazhit dhe ndikon në dhimbjet e kyçeve, gjymtyrëve si edhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Vaji i Kokosit - Ky është një vaj i përdorur shumë në indinë jugore, sidomos për dhimbjet e kokës por edhe për trupin. Ky vaj me shije dhe aromë Tropikale, ka efekt freskues dhe hidratues. Vaji i kokosit ndihmon për një detoks të thellë dhe lehtësim të organizmit.

Vaji i Suzamit  - Sipas Ayurveda's thuhet se ky vaj kontrollon presionin e gjakut dhe stresin. Edhe vaji i suzamit ndihmon në porçesin e detoksit, si për nënën ashtu edhe për bebin.

Vaji i bajameve të ëmbla - Ky është një zbutës shumë i mirë për lëkurën. Besohet se aroma e tij e lehtë ndihmon në çlirimin e dhimbjeve muskulare, largon acarimet dhe skuqjet, lehtëson strijat (smaliaturat).

Të gjithë vajrat e përmendur më lart janë shumë të mirë për masazhe, por secila ka shije dhe preferenca të ndryshme. Zgjidhni sipas aromave që ju pëlqejnë, dhe nëse doni masazhe me efekt freskues apo nxehës.
Bëni nga një provë alergjie për secilin vaj dhe synoni të blini Cilësinë më të mirë në treg. Sa më e mirë të jetë cilësia e vajrave, aq më të kënaqura do të mbeteni nga efektet gjatë masazhit.
Nëse Vajrat kanë edhe përzierje bimësh në përbërjen e tyre, konsultohuni mirë para se ta përdorni tek bebushi (pasi bebat mund të jenë alergjikë ndaj luleve ose bimëve).

Cilësinë e Parë të këtyre vajrave 100% natyralë ua siguron Bimë Mjekësore. Pa konservantë dhe të papërpunuar këto produkte janë të sigurta për ju dhe fëmijët tuaj!