Monday, October 31, 2016

Një kurë për vitiligon


Përgatitur nga Bimë Mjekësore
 
  


Nga se shkaktohet kjo sëmundje?
Kjo sëmundje e lëkurës e cila ndryshe quhet ''leukodermia'' shkaktohet për arsye dhe shkaqe të ndryshme.
 
Një nga arsyet që fshihen pas kësaj sëmundjeje autoimunitare, është konsumimi i ushqimeve të kundërta në natyrë si p.sh. peshk - qumësht. Kjo çon në formimin e toksinave brenda trupit duke shqetësuar sistemin imunitar. Për pasojë pigmenti i cili prodhon qelizat e melaninës fillon të degradojë duke shkaktuar vitiligon.

Përveç kësaj, mendohet se vitiligo është e lidhur edhe me disa sëmundje të tjera autoimunitare dhe inflamatore si p.sh, me tiroiden, diabetin, psoriazën apo anemia e vitaminës B12. Mund të jetë edhe e trashëguar.

K
a shumë mënyra me të cilën mund të trajtohet vitiligo por ne do t'ju njohim vetëm me një prej tyre, me atë më të thjeshtën.


Përbërësit që na duhen për të trajtuar këtë sëmundje lëkure janë dy:

Kurkuma dhe ujë i pastër (i pijshëm).

5 lugë çaji kurkumë, i përziejmë me 250 ml vaj sinapi dhe me të lyejmë pjesët e prekura të lëkurës.
Lyerja duhet të aplikohet 2 herë në ditë për një vit rrjesht, rregullisht. Sapo të shihni që lëkura po merr ngjyrën e duhur në të gjithë sipërfaqen e prekur, mos e aplikoni më.





Wednesday, January 6, 2016

Ushqimet e duhura për një lëkurë të shndritshme

Përkthyer nga: Bimë Mjekësore 


Ndërkohë që e dimë se bukuria nuk është diçka sipërfaqësore, nuk ka dyshim që pamja jonë e jashtme reflekton mënyrën se si ndihemi me veten dhe si komunikojmë me të tjerët. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për lëkuën e fytyrës apo të të gjithë trupit, krahët, këmbët, ajo është gjëja e parë që shohim dhe tregojmë në jetën e përditshme.  S'është çudi që ndihemi të stresuar, të turpshëm, të pasigurt në vetvete dhe në siklet kur kemi probleme me kapilarë, ekzema, acarime e skuqje, apo edhe probleme të tjera.


Është e pamohueshme që ushqimi i përditshëm ndikon në cilësinë dhe pamjen e lëkurës. Mbi të gjitha, lëkura është organi ynë më i madh detoksifikues.  Ndërkohë që vlerat ushqimore dhe antioksidantët janë absolutisht vepruese vitale për një lëkurë të shëndetshme e nëse sistemet detoksifikuese të trupit nuk funksionojnë siç duhet, lëkura do të shërbejë për të çliruar toksinat në formën e yndyrës, skuqjve, akneve, ekzemave, etj. Pra, këto shenja tregojnë qartë që mëlçia, veshkat dhe shpretka janë të ngarkuara e të lodhura.  Përveç kësaj, një stomak i lodhur, i dëmtuar dhe i acaruar do të ngadalësojë dhe pengojë përthithjen e vlerave ushqyese të cilat nevojiten për një organizëm të shëndetshëm dhe lëkurë të bukur.  


Disa këshilla që stomaku të funksionojë më mirë.

- Pini të paktën 8 gota ujë në ditë.

- Mos pini alkol fare ose të paktën pakësoni sasinë që konsumoni gjatë fundjavës.

- Konsumoni çajra që përmirësojnë punën e mëlçisë si për shembull rrënjë rodheje, radhiqe dhe hithër.

- Konsumoni probiotikë natyralë për të mirëmbajtur sistemin gastro-intenstinal, për të ulur infiamacionet dhe për të parandaluar ''ngërçet'' dhe probleme të tjera nga intoleranca ushqimore. Probiotikët mund t'i marrim nga kosi natyral i cili është burimi më i mirë.

- Përmirësoni dietën ushqimore duke fshirë nga lista çdo lloj ushqimi të përpunuar. Këto janë burimi më i madh i toksinave në organizmin tonë.

- Nëse vuani nga konstipacioni, merrni Vitaminë C dhe magnez deri në momentin që organizmi do të funksionojë mirë.

Sapo të hiqni dorë nga ushqimet e përpunuara (junk food, processed food), pasurojeni ditën tuaj me ushqime plot vlera, vitamina e minerale të cilat do të ndihmojnë që organizmi të funksionojë dhe të japi më të mirën e vet, duke reflektuar mirëqënien dhe bukurinë në lëkurën tonë.
- Frutat e pyllit janë të pasura me antioksidantë të cilat luftojnë plakjen dhe dëmtimet e lëkurës. 
- Vitamina A është është esenciale për të ndërtuar dhe riparuar indet. Përfitojeni Vitaminën A nga nga jeshillëqet, patatet e ëmbla dhe specat e kuq djegës.

- Merrni 
 Vitaminë C çdo ditë për të mbrojtur organizmin nga sulmi i radikaleve të lira dhe dëmtimi i rrezeve të dëmshme të diellit. Vitamin C stimulon kolagjenin që do të thotë se lëkura do të mbetet elastike.  

Pasurojeni ushqimin me Omega-3. Burimet më të mira janë Farat & Vaji i LINIT, më pas renditen farat Chia, Arrat, Lajthitë, Brokoli etj. Cilësitë antiinfiamatore të Omega-3'shit do të përmirësojnë  veprimin e membranës qelizore duke përmirësuar kështu edhe tonalitetin dhe teksturën e lëkurës. 

- Vitamina E 
është mikja më e mirë e lëkurës. Ajo depërton në lëkurë nëpërmjet sebumit (yndyrës natyrale të lëkurës) duke bashkëvepruar në mënyrë perfekte. Ajo duhet konsumuar në mënyrë të bollshme pasi është tepër mbrojtëse për lëkurën dhe parandalon kancerin. E gjejmë tek spinaqi, farat e lulediellit, bajamet e lajthitë, asparagu, kale dhe brokoli. 
- Konsumoni 1 filxhan kafeje më pak duke e zëvendësuar me një filxhan çaj jeshil. Do të merrni dozën e duhur ditore me polifenole bashkë me cilësitë e tyre antiinfiamatore. 

- Zinku është një mineral që gjendet tek bajamet e lajthitë. Konsumoni një dorë bajame apo lajthi në ditë, ose përdoni vajrat e tyre në sallata të ndryshme. Zinku siguron lëkurë të shëndetshme, pa acarime dhe përshpejton riparimin e saj. Sasia e duhur e zinkut në dietën e përditshme mund të plotësohet edhe nëpërmjet mëlçisë, bërxollave, mishit të qingjit, midhjeve dhe farave të kungullit.