Si të bëjmë kompresa bimore për të çlodhur muskujt, për dhimbjet fizike, dhimbjet e kokës apo thjesht për relaks.
Ndjeshmëria ndaj një sasie bimësh Aromatike dhe Kurative të kombinuara mirë e të grumbulluara së bashku, është aq e jashtëzakonshme saqë na qetëson jo vetëm trupin por edhe shpirtin e mendjen.
Ngrohtësia dhe vlerat e bimëve, absorbohen / përthithen nga trupi duke pakësuar dhimbjet, acarimet, akumulimin e stresit i cili përqëndrohet tek kyçet dhe nyjet, rrisin drenazhin limfatik dhe përmirësojnë pamjen e lëkurës. Përveç këtyre ato harmonizojnë trupin, rikthejnë energjinë dhe vitalitetin e humbur.
Aromat hyjnore të natyrës të sjella tek ne nëpërmjet bimëve e luleve, na japin mundësinë të bëjmë Terapi Relaksuese dhe Rituale Rigjeneruese në ambjentet e shtëpive tona. Drita qirinjsh, copa pambuku, shtrat të rehatshëm, dhe magjia fillon ....
Këshilla Bazike
Kompresat e ngrohta bëhen duke mbështjellë një grumbull bimësh & lulesh me një copë pambuku. Kujdes. Mos i nxheni aq shumë sa të digjni lëkurën:)
Si kryhet ky ritual në Bangkok
Nuk mendoj se ka vend më të mirë në botë për të kryer rituale të tilla. Këto trajtime kanë filluar që nga shekulli i 14'të dhe praktikohen shumë në ''Temple of the Reclining Buddha''
Receta:
3 lugë gjelle me ginger të freskët të grirë
5 lugë gjelle lëkurë lime të grirë
10 gjethe eukalipti të grira
1-2 shkopa lemongrass të grira
1/2 lugë gjelle pudër tamarind
1/2lugë gjelle camphor granules
1/2 lugë gjelle rock salt,
copë e pastër dhe 100% pambuku si edhe lidhëse (spango)
Mënyra: Përziejini të gjithë përbërësit bashkë dhe mbështillini me copën e pambukut. Krijoni gjatë lidhjes me spango një tip doreze për ta mbajtur gjatë aplikimit (shif figurën 1 & 2)
Fig 1
Fig 2
Recetë nga Laos
Në Laosin e lashtë, bimët e zonës përreth mbështilleshin me copë të ngjyrosur me Indigo (bima Indigofera) Indigo është ngjyra shpirtërore e Mjekësisë Lindore dhe besohet se ndihmon proçesin e detoksifikimit. Sot ngjyra e copës mbetet zgjedhje por proçesi i trajtimit është i njëjtë, identik. Ngrohja e kompresave me avull dhe më pas vendosja e tyre në trup për të pakësuar dhimbjet dhe lodhjen sidomos pas një pune të lodhshme ose aktiviteti sportiv është trashëguar në breza.
Përbërësit:
- 3/4 filxhan oriz të gatuar
- 1/3 filxhan të freskët me lemongrass të grirë
- 1/3 filxhan ginger të frreskët të grirë
- 1/3 filxhan nenexhik të freskët
- 1/3 filxhan me piper të freskët
- 5 shkopa kanellë
- copë pambuku dhe spango
Receta nga Bali / Indonezia
Jamu - Qendra terapeutike e mirëqënies në Bali. Bimët që përdoren atje kanë për qëllim të pakësojnë dhimbjet reumatike, të përmirësojnë qarkullimin e gjakut, të pakësojnë dhimbjet muskulare dhe të të japin një ndjesi çlodhjeje dhe mirëqëqnieje.
Receta:
1 filxhan oriz të gatuar
1/3 filxhan me ginger të freskët të grirë
1 lugë gjelle me kurkuma
3-4 thelpinj hurdhër
1 lugë gjelle koriandër
1/2 lugë gjëlle arrë moskat të grirëMënyra: Përziejini të gjithë përbërësit bashkë dhe mbështillini me copën e pambukut. Krijoni gjatë lidhjes me spango një tip doreze për ta mbajtur gjatë aplikimi.
Recetë nga Maldive
Terapistët në Maldive kanë një mënyrë të tyren pak më ndryshe.
Ata përziejnë 2 filxhanë me rërë të thatë deti me 3/4 filxhan me bimë të thata.
Nëse nuk gjeni dot rërë deti mund ta zëvendësoni me oriz të pagatuar, një palë çorape të pastra (për prakticitet).
Cilat bimë përdoren:
Livandoja (Lavender) është më e përdorshmja për cilësitë qetësuese që jep aroma e saj. Cilësi antiinfiamatore dhe ëmbëlsuese.
Hurdhrat - shumë të mira për të kuruar dhimbjet kronike.
Mentja - qetëson stomakun dhe sistemin nervor ndërkohë që pastrohet (detoksifikohet) lëkura.
Kurkuma - Ka cilësi antibakteriale dhe antifungale. Shërben edhe për të lehtësuar dhimbjet fizike.
Këshilla të tjera të rëndësishme:
Para se të aplikoni kompresën në lëkurë provoni nxehtësinë e saj.
Mos e mbani gjatë në të njëjtin vend kompresën.
Mos përdorni vajra esencialë. Gjatë ngrohjes ato humbasin vlerat kurative.
Këto kompresa mund të përdoren 2-3 herë por jo më shumë.